6 vjeçari dhuron spektakël me topin, Messi i komenton: Çfarë klasi (Video)

Shpërndaje

Arat Hosseini është vetëm 6 vjeçar, por është bërë senzacion në rrjetet sociale për shkak të aftësive që ai i posedon në sportin e futbollit.

Ylli i Barçës, Leo Messi, është ende i izoluar në shtëpinë e tij, për shkak të krizës së koronavirusit, por ai është gjithashtu po përcjell gjithçka çfarë po ndodh në rrjetet sociale, dhe aq më tepër nëse merr mesazhe dhe video të dedikuara. atij, ashtu si edhe djali iranian, Arat Hosseini.

Hosseini, një lojtar vetëm gjashtë vjeçar, postoi një video ku ai tregon aftësitë e tij me top, me çrast golin e shënuar ia dedikon idollit të tij, Leo Messi.

Në fillim të videos, ai dërgon një mesazh për Argjentinasin.

Arat: “Përshëndetje, Lionel Messi, ju dua”.

E ky mesazh arriti deri tek Messi, i cili iu përgjigj:

Messi: “Faleminderit Arat, unë shoh shumë klas te tek ti, mbresëlënëse. Të përqafoj”.

Natyrisht se djaloshi iranian ishte shumë me fat dhe këtë mesazh nuk do ta harroj kurrë në jetën e tij.

Kliko VIDEO