A do t’i dërgoi Kurti, Thaçit emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë? Përgjigjet Haki Abazi

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi ka folur rreth kërkesës që presidentit i ka bërë ditë më parë kryeministrit Kurti, për t’i propozuar emrin e mandatari të ri për formimin e Qeverisë, shkruan Insajderi.

Abazi, ka përmendur shkuarjen në zgjedhje të reja, duke pohuar kështu që nuk do të ketë emër të ri nga Vetëvendosje në zyrën e presidentit.

Ai ka theksuar se Qeveria Kurti është duke e kryer punën ashtu siç duhet.

“Qeveria në detyrë është duke e bërë punën e vet, është duke i kryer obligimet e veta me përgjegjësinë më të lartë sigurisht që njerëzit më të domosdoshëm për të funksionuar janë aty edhe do të kërkohet që të ecim tutje. Në momentet që krijohen kushtet e volitshme, domosdoshme sigurisht do të shkojmë aty ku duhet të shkojmë tek sovrani, dalim në zgjedhje marrim përgjigjen”, ka thënë Abazi në “Debat +” të rtv Dukagjinit.