Anketa nga Instituti amerikan-NDI, Sela 1% me shumë se Ahmeti

Shpërndaje

Hulumtimi më i ri i ri i Institutit amerikan NDI, që është publikuar edhe në faqen e tyre zyrtare nxjerr LSDM-në në nivel nacional dhe koalicionin Aleanca-Alternativa nga kampi i partive shqiptare si më të favorizuara nga qytetarët e të gjitha komuniteteve në vend. Në hulumtim janë përfshirë gjithsej 1212 të anketuar dhe është realizuar në periudhën 26.02.2020-05.03.2020. Në pyetjen “A keni mendim shumë favorizues , deri diku favorizues, deridiku jo favorizues dhe shumë jo favorizues për secilën nga partitë politike”, 41% e të anketuarve kanë dhënë mendim pozitiv për LSDM, ndërsa mendim pozitiv për VMRO-DPMNE-në kanë dhënë vetëm 28%. Në kapmin politik shqiptar, mendim pozitiv për koalicionin Aleanca për Shqiptarët-Alternativa kanë dhënë 17% e qytetarëve, ndërsa për BDI-në 16% kanë mendim pozitiv. Po aq në total është edhe mendimi pozitiv që të anketuarit kanë dhënë për Lëvizjen Besa.

Ndarë sipas përkatësisë etnike të të anketuarve, gati gjysma e të anketuarve shqiptarë dhe gjysma e të anketuarve nga bashkësitë e tjera etnike kanë mendim pozitiv për LSDM-në, gjeqësisht 49% dhe 52%. Në kampin e partive shqiptare, mendim më të lartë pozitiv ka koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, për të cilët mendim favorizues kanë dhënë 45% e të anketuarve shqiptar, ndërsa mendim të tillë për BDI-në kanë dhënë 37% e të anketuarve shqiptar. Për Lëvizjen Besa mendim favorizues kanë dhënë 30% e të anketuarve shqiptar, ndërsa karakteristike është se kjo parti në anketën e fundit të NDI ka nivel më të lartë të mendimit pozitiv te bashkësitë e tjera etnike për dallim nga subjektet e tjera shqiptare.

Në pyetjen kushtuar liderëve partiak poashtu prijnë liderët e dy partive kryesuese, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në kampin e partive shqiptare. Në pyetjen “Na thoni a keni mendim shumë favorizues, deri diku favorizues, deri diku jo favorizues apo shumë jo favorizues për secilin nga politikanët”, për ish kryeministrin Zoran Zaev mendim pozitiv në total kanë dhënë 44% e të anketuarve, ndërsa për liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, vetëm 25%. Në kampin e partive shqiptare, 17% e të anketuarve në mbarë vendin kanë dhënë mendim favorizues për Ziadin Selën, 16% mendim favorizues për Ali Ahmetin, 15% kanë mendim favorizues për Bilall Kasamin dhe 11% mendim favorizues për Afrim Gashin.

Anketat e shumta për matjen e rejtingut të partive politike dhe liderve gjithmonë janë të shumta sidomos para zgjedhjeve. Natyrisht që secila kompani del me rezultate të ndryshme të matjeve.

Ajo që bie në sy në anketat të realizuara sidomos nga kompani prestigjioze siç është NDI që sotë ka publikuar anketën më të re është fakti që për emrues të përbashkët kanë rubrikën që në mënyrë konstante për vite me rradhë Aleanca për Shqiptarët dhe lideri i sajë Ziadin Sela dalin dukshëm subjekti dhe lideri që prinë tek shqiptarët në aspektin e simpatisë,por tani më punët kanë ndryshuar tëk elektorati shqiptarë sa i takon mbështetjes.

Ajo që edhe pritej, tani e konfirmohet edhe nga një Instuti Amerikan për Demokraci.

Në pyetjen se cili Lider nga partitë politike shqiptare gëzon mbështetje më të madhe,për herë të parë pas 18 viteve Ali Ahmeti nuk është më Lideri më pëlqyer tek shqiptarët.

Ja si qëndrojnë shifrat e anketës së fundit të Institutit Amerikan për Demokraci

Ziadin Sela 17%
Ali Ahmeti 16%

Kurse tek blloku Maqedonasë Lider me mbështetje më të madhe mbetet Kryetari i LSDM Zoran Zaev kundrejt atijë të VMRO Hristian Mickovski