Forumi i Gruas dhe rinia e BESËS shpërndajnë maska dhe doreza në Tetovë (Foto)

Shpërndaje

Sot, aktivistë të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA si dhe përfaqësuese të Forumit të Gruas, kanë shpërndarë mjete mbrojtëse si ndaj COVID-19 , maska dhe doreza në qytetin e Tetovës. Ky aksion vjen menjëherë, pasi që rekomandimet e fundit nga ana e institucionëve kompetente, obliguan mbajtjen e maskave dhe dorezave për t’u mbrojtur qytetarët nga kjo pandemi.

Aksion i ngjajshëm nga ana e Lëvizjes BESA për shpërndarjen e maskave dhe dorezave do të realizohet edhe në disa qytete të tjera gjatë javës që vjen.

Në vazhdim e keni deklaratën për media të anëtares së kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Hatije Etemi;

“Duke parë dhe ndjekur situaten e cila është krijuar nga pandemia e Covid-19, ne si Forum i Gruas bashkë me Forumin Rinor të Lëvizjes BESA, morrëm iniciativë sensibilizuese për shpërndarje falas të një sasie simbolike të maskave si mjete mbrojtëse të cilat pas lehtësimit të orës policore janë bërë të detyrueshme për ti patur çdo qytetar që del në ambient publik. Këtë betejë me virusin COVID-19 mund ta fitojmë vetem duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore prandaj sot përmes këtij aktiviteti tonë dëshirojmë të dërgojmë një mesazh se duhet të kemi vullnet të plotë dhe të angazhohemi maksimalisht për të ruajtur shëndetin individualisht por edhe të atyre që na rrethojnë. Këtë aktivitet që sot kwmi nisur në Tetovë nga java që vjen do e vazhdojmë edhe në disa qytete tjera duke dashur që të tregojmë rendesinë e mbrojtjes së shëndetit të gjithë qytetarëve.Nesë respektojmë në përpikmëri rekomandimet normalisht që edhe masat restriktive gradualisht so lirohen dhe do ti kthehemi normalitetit”.

Ju faleminderit.

Lëvizja BESA
24.04.2020