Kurti e konfirmon bashkëpunimin e mundshëm mes tij dhe Vjosa Osmanit

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nëse do të bashkëpunonte me dikë nga skena politike në vend, ajo është kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kështu tha sot ai në një intervistë për Jeta në Kosovë, ku shtoi se dëshiron bashkëpunim me të, pasi këta dy po i spostojnë.

“Duhet ta shohim ofertën zgjedhore që vjen para zgjedhjeve. Nëse unë do të bashkëpunoja me dikë, është kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ne të dy kemi marrur më së shumti vota. Nëse mua duan të më spostojnë përmes Kuvendit, asaj përmes partisë”, tha ai.

Kurti shtoi se nuk dëshiron koalicion me PAN’in, pasi nuk e don kapjen e Kosovës.

“Ne nuk duam që të bëjmë koalicion me PAN’in sepse nuk e duam shtetin e kapur të Kosovës, e duam çkapjen e shtetit nga këta që janë të rënditur në PAN. Tash nuk mund të them që duam koalicion me LDK’në, për ne do të shihet oferta e ardhshme zgjedhore.”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se nuk e di se sa vota do t’i marrë nëse shkohet në zgjedhje, por se kjo varet prej qytetarëve.

“Do bëhej shumë keq, unë sot nuk mund t’ua dëshmoj. Qytetarët nuk janë të zemëruar me mu që e kam shkarkuar një ministër të keq, por me politikanët që duan të bëhen ministra.

Se sa përqind do t’i marrim dhe sa do të na nevojiten për të bërë shumicën nuk varet prej meje as prej VV, por prej qytetarëve.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ditë më parë kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar njerëz për t’i kërkuar koalicion.