Labit i infektohen 18 bashkëvendës, paralajmëron shpërndarjen e 10.000 kg miell

Shpërndaje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka paralajmëruar shpërndarjen e mijëra kilogramëve me miell. Kjo është bërë e ditur nga vet Labi, pas lajmin se në qytetin e tij u infektuan 18 persona me COVID-19.

“Pêr Qudi 18 raste, ndoshta nuk ka më nga sot e tutje! Shërim të shpejtë! Nejse punët këmbë pêr mbi këmbë nuk kryhen as nuk janë kryer kurrë. Vazhdojmë nga e hënja me shpërndarjen e 10.000 kg miell për 400 familje”, ka shkruar ai.

Më tej, Tahiri ka theksuar se miell do të dhurojmë edhe te komunitetit Ashkali i cili është harruar i gjithi.

“Nuk bën me i harrua edhe të tjerët që ushqehen me bukë si ne se në këtë tokë po jetojnë! Donacioni i dhuruar nga compania e madhe “Fer Shped”dhe Fondacioni ynë”, ka deklaruar ai.