Lajm i mirë: Shërohet nga koronavirusi doktori shqiptar që i pensionuar iu bashkua kolegëve

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama sapo ka dhënë një lajm të mirë nga spitali infektiv, është shëruar doktroi Dhimitër Kraja, i cili ndonëse në pension ishte nga të parë që u përgjigj për të qenë në vijën e parë të frontit, për t’iu dal në ndihmë kolegëve të tij në luftën kundër Covid-19.

Kryeministri shqiptar i ka uruar jetë të gjatë profesorit Kraja.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

🟢LAJM I MIRË NGA SPITALI INFEKTIV:
SAPO KA DALË I SHËRUAR PROF. DHIMITËR KRAJA, I CILI SI PENSIONIST IU PËRGJIGJ I PARI APELIT PËR T’U ANGAZHUAR NË VIJËN E ZJARRIT, KU U PLAGOS NGA ARMIKU…

JETË TË GJATË PROFESOR🤩

#Heronj🇦🇱
#Respekt🙏