Ministri Ademi: Mësimi online është në kuadër të ligjit, inpektohet regullisht

Shpërndaje

Ministri i Arsimit dhe Shkencёs Arbёr Ademi thotё se ata kanё mekanizёm pёr kontroll tё zhvillimit tё mёsimit online. Nё njё intervistё pёr Radion Evropa e Lirё, ai theksoi se mёsimi onlinё ёshtё zgjidhje sistemore dhe ka rregullativё konkrete nё fuqi ligjore, qё ka tё bёjnё me arsimin fillor dhe tё mesёm, qё ёshtё e sankionueshme dhe ka tё paraparё mёsim nga largёsia ose shtёpia pёrmes pajisjeve elektronike.

“Sigurisht qё ka mekanizëm pёr kontroll. Jo nga ana e ministrisë, por kemi organe operative, institucione operative tё cilёt tashmё po ndёmrarrin hapa konkrete, siç ёshtё Inspektorati Shtetёror i Arsimit, i cili dorёzon pyetësor në shkollave dhe mёsimdhёnёsve lidhur me organizimin e orёve online dhe kjo ёshtё e obligueshme, tani mёsimdhёnёsit po organziohen dhe informacionet qё po i marrim janё inkurajuese”.

Ademi konsideron se nuk paraqet problem mungesa e smart phone-ave ose pajisjeve të teknologjisë invormative pёr fёmijёt qё ndjekin mësimin online, pasi si thotё çdo fёmijë ose prindёrit e tyre e posedojnё njё tё tillё, por edhe mund tё sigurohet me çmim modest.

“Pajisje IT mund tё them se gjeneralisht pjesa mё e madhe e fёmijёve ose prindёrve tё fёmijёve kanё, por sinqerisht mund tё ju them se edhe me njё çmim modest, mund tё sigurohet njё pajisje IT, ose sё paku njё smart phone. Kёshtu qё nuk shohim se ka probleme edhe pse jemi nё komunikim me donator potencial nga bashёksia e biznesit tё cilёt duan tё ndihmojnё nё kёtё pjesё, familjeve me rrezik social, pa asnjё tё ardhur”.

Mё tej, pёrmendi se sё bashku me ministrin e Informatikёs Damjan Mançevski janё duke punuar pёr tё siguruar voucher me internet pёr fёmiёjt qё familja e tyre nuk ka asnjё tё ardhur dhe pёr kёtё nёpёr tё gjitha shkollat kanё dërguar shkrim qё tё informojnё pёr nxёnёsit qё e kanё njё nevojё tё tillё.