Kryeministri Spasovski erdhi në Gjykatën penale për të dëshmuar për “27 Prillin”

Shpërndaje

Kryeministri teknik, Olier Spasovski arriti në Gjykatën penale, ku duhet të dëshmojë për lëndën “Organizuesit e 27 Prillit”, në të cilën të akuzuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe i-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Për këtë ngjarje, por në një lëndë tjetër penale për “27 Prillin”, Spasovski dëshmoi edhe në vitin 2018 kur e kryente funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme. Ai atëherë para Gjykatës penale në Shkup deklaroi deklaroi se pas hyrjes së turmës në Kuvend, është ndier pa ndihmë, i frikësuar për jetën e vet , i zhgënjyer dhe tmerruar nga veprimet e disave me të cilët çdo ditë është parë dhe ka bashkëpunuar.

Përveç Spasovskit, si dëshmitar i Prokurorisë në seancën e sotme për “organizuesit e 27 Prillit” është paralajmëruar edhe Antonio Koçkov, pjesëmarrës në protestat e “Për Maqedoninë e Përbashkët”. Gjithashtu edhe ky dëshmitar kishte dëshmuar për dhunën në Kuvend më 27 Prill, por në lëndën ku i dëmtuar ishte kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela.

Seancën e kaluar për këtë lëndë dëshmuan Mihail Mlladenovski (i akuzuar, e më pas i amnistuar për “27 Prillin”) dhe Sashko Kocevski, referent për sistem dhe votim në Kuvend.