Ministrja e financave: Duhet të ketë shkurtim të pagave në administratën publike

Shpërndaje

Ministrja e financave, Nina Angellovska në konferencën e sotme ka dhënë vlerësimin e vet në pyetje të gazetarëve për shkurtimin e pagave në administratën publike, për shkak situatës me koronavirusin, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Të gjithë duhet të mbajmë një pjesë të barrës. Mendoj se duhet të ketë shkurtim të pagës në administratën publike. Mund të thuhet se njerëzit nga sektori privat janë më të goditurit, ndërsa nga aspekti financiar tani më është zbatuar shkurtimi i pagave”, tha Angellovska.