Peticion për shkarkimin e Isa Mustafes nga pozita e kryetarit të LDK-së, propozohet Vjosa Osmani

Shpërndaje

Rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë bërë peticion për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, nga pozita drejtuese në këtë parti.

Sipas informacionit(kërkesës) të vendosur në këtë peticion, Mustafa është duke punuar kundër interesave të votuesve, popullit dhe pro interesave të presidentit Thaçi.

Këtë, nga Rinia e Lidhjes Demokratike e shohin si tradhëti ndaj kërkohet shkarkimi i menjëhershëm i tij.

“Për arsyje te panjohura per ne, kryetari i LDK-se Isa Mustafa eshte duke punuar kunder interesave te votuesve, kunder interesave te popullit dhe pro interesave te presidentit Thaci. Kjo eshte tradheti dhe e papranueshme nga ana e kryetarit tone dhe kerkojme shkarkimin e tij te menjehershem”, thuhet në peticion.

Përmes këtij peticioni për shkarkimin e Mustafes po ashtu kërkohet qe kryetare e LDK-së të propozohet kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Gjithashtu kerkojme qe kryetare e LDK-se te propozohet Vjosa Osmani”, shkruajn në peticion./Zëri

Peticionin e gjeni KËTU