Prokuroria ka hapur lëndë për mbledhjen masive të qytetarëve në liturgjinë në Strugë

Shpërndaje

Prokuroria Themelore Publike Strugë ka hapur lëndë pas publikimit të incizimeve dhe fotografive në rrjetet sociale, ndërsa lidhur me praninë masive të qytetarëve në Liturgjinë e mbajtur më 7 maj të vitit 2020, me rastin e festës fetare Shën Gjergji.

“Veprimi i prokurorisë është për shkak të pranisë së qytetarëve në Liturgjinë në kushte të pandemisë, kur nuk janë respektuar Vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u përmbajtur rregullave shëndetësore edhe atë lidhur me ndalesën për grupim në grupe më të mëdha prej dy personave, distanca e nevojshme prej të paktën dy metrave mes personave dhe mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse nëse hapësira mes qytetarëve është më e vogël se e përshkruara”, theksohet në kumtesë.

Në drejtim të konfirmimit të fakteve në lëndë, prokuroria e Strugës ka parashtruar Kërkesë deri tek MPB-SPB Strugë për kontroll të ngjarjes dhe zbulim të autorëve eventualë të veprës penale,

Prokuroria ka dhënë edhe Urdhër për sigurimin e kamerave të sigurisë nga objektet përreth, me qëllim që të kryhet identifikimi i personave të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje, si dhe të konfirmohet nëse personat me vetiniciativë kanë marrë pjesë në ngjarje./MIA