ASH: BDl keqpërdor administratorët si “mburojë e gjallë” për interesa politike!

Shpërndaje

Afër dy dekada pushtet, dhe BDl-së iu paska kujtuar të lavdërohet me ligjin e ri për administratorët vetëm tash pak kohë para zgjedhjeve ?! Rikujtojmë partinë në pushtet se shumë studime nga organizata joqeveritare flasin për administratën e centralizuar e cila i shërben partive qeverisëse për të ruajtur interesat partiake.

Një partie siç jeni ju, që bëni gjithçka për të shijuar pushtetin duke keqpërdorur fuqinë punëtore që për ju përkthehet vetëm si votë dhe asgjë tjetër! Kemi një administratë të stërngarkuar në të cilën ka persona që për vite me radhë nuk kanë as edhe një avancim në karrierë, e në po të njëjtën administratë ka persona të tjerë që avancohen për gjysmë viti në kurriz të partisë. Ende ballafaqohemi me diskriminim etnik sepse fatkeqësisht nuk kemi as përfaqësim adekuat!

Qytetarët janë ngopur nga përrallat tuaja parazgjedhore të cilave vetëm titullin ia ndërroni. Në vend se të lavdërohet, BDl-së duhet t’i vijë turp që pas gjithë këtyre viteve pushtet, sot pak para zgjedhjeve del dhe flet për të drejta që të punësuarve në këtë sektor iu kanë takuar shumë kohë më parë. Ky veprim është në vazhdën e vendimeve politike me interes elektoral dhe historiku ka dëshmuar se BDl nuk është në gjendje të bëjë reforma dhe të zbatojë as ligjet që figurojnë vetëm në letër.

Me BDl-në në pushtet edhe ky ligj do vazhdojë të përjetojë fatin e njëjtë. Administrata jonë ka nevojë për reforma rrënjësore që do të kontribuojnë në demokracinë dhe funksionimin normal të vendit!