E rëndë në Tetovë / Babë e bir ndërrojnë jetë për një ditë

Shpërndaje

Një ngjarje shumë prekëse ka ndodhur në fshatin Kopanicë të Tetovës.

Ja njoftimi i plotë i Xhamisë së Bardhë të këtij fshati:

*Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi* Sot fshatin Kopanicë mëngjesi e gjeti me një vd*ekje, ku herët në mëngjes ndëroi jetë Haxhi Vebi Adili. I ndjeri ishte edhe zëvendës i imi, e kisha krah të djathtë gjatë faljes së namazeve.

Është një humbje e madhe për mua dhe Xhaminë e Bardhë, një njeri siç ishte Haxhi Vebiu.

Mirëpo i Madhi Zot, sikur sdeshti ta lër vetëm sonte në këtë natë Haxhi Vebiun, me vete i mori edhe djalin e tij Beqir Adilin.

Pa mbaruar ende ceremonia e varrimit të babait, na shokoi vd*ekja e Beqirit… Beqir Adili do të mbetesh kujtim i paharuar si xhemat dhe shok i joni!

Sot trupi yt u mbështet për mua,për herë të fundit në momentet e fundit te jetës tënde,edhe atë në xhami duke falur namaz!

Beqir Adili, Xhaminë e Bardhë e deshte shumë…aty të gjeti edhe vd*ekja. Allahu ju mëshiroftë! Qofshi banorë të xhennetit!

Në emrin tim personal si Imam i xhamisë. Në emër të këshillit të xhamisë. Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Adili,bashkëfshatarëve,miqve dhe farefisit!”, ka shkruar imami i Xhamisë të Bardhë.