Kasami prezanton prurjen e re nga Alternativa, Emërli Asani

Shpërndaje

Në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare, në Lëvizjen Besa nuk kanë të ndalur prurjet e reja.

Pas transferimit të bujshëm të Altrim Mamutit nga ASH-ja, kreu i Besës, Bilall Kasami ka prezantuar prurjen më të re në parti. Bëhet fjalë për anëtarin e kryesisë qëndrore të Alternativës, Emërli Asani i cili pak ditë më parë dha dorëheqje nga Alterntiva.

“Sot prita në takim, ish anëtarin e kryesisë qendrore të Alternativës, z.Emërli Asani i cili para disa ditëve dha dorëheqje nga ky subjekt politik. Me Emërliun diskutuam gjërë e gjatë për situatën politike dhe për zgjedhjet që priten të mbahen me 15 korrik. Nga sot, Emërliu do të rikthehet me aktivitet në Lëvizjen BESA për të vazhduar angazhimin e tij për të mirën e përgjithshme për të sjellur ndryshimin në shoqëri.

Njerëz të vullnetit të mirë, profesor, intelektual dhe mjekë çdo ditë po i bashkangjiten Lëvizjes tonë dhe kauzës tonë të pastër për ndryshim. Të gjithë ata që e duan ndryshimin derën e kanë të hapur në Lëvizjen BESA, sepse ne #MUNDEMI Edhe më #Shumë. Edhe më #Mirë”, ka shkruar në faqen zyrtare, kreu i Besës, Bilall Kasami.