Kreu i Çairit, Visar Ganiu pozitiv me koronavirus

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka dalë pozitiv me Virusin Korona, një ditë pasi ka njoftuar se ka pasur kontakt me person të sëmurë.

Pas testimit të realizuar dje për mundësinë e infektimit me COVID-19, Ju INFORMOJ se kam rezultuar POZITIV. Ndjej keqardhje për të gjithë ju/ata me të cilët kam pasur kontakt. Nga ky pozicion edhe njëherë JU APELOJ, JU LUS për kujdes, masa mbrojtëse dhe respektim të rekomandimeve!”, ka shkruar Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.