Qeveria Kurti ia largon diasporës shpenzimet për kartonin e gjelbër

Shpërndaje

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që të heqë shpenzimet për kartonin e gjelbërt për vitin 2020.Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi si propozues i këtij vendimi tha se këtë po e bëjnë për t’i lehtësuar diasporës ardhjen në Kosovë.

“E dini se pandemia ka sjellur komplikime shtesë në transportin e udhëtarëve dhe pritet që të ketë një rritje të kostos për transportin ajror, kjo pastaj mund të sjellë një vëllim më të madh për transportin rrugor dhe sjellë barrë shtesë për diasporën”, tha ai.

Sipas tij, vizita e diasporës është e rëndësishme për Kosovën dhe për ekonominë e vendit.

“Është shumë e rëndësishëm vizita e diasporës këtë vit për gjallërinë e ekonomisë, por edhe borxhin e madh për ta në çdo fazë dhe propozoj këtë”, tha Bislimi më tej.Qeveria në këtë mbledhje po ashtu ka marrë vendim që të themelohet një mekanizëm i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale në dy vendet.

Lajmi: https://kryeministri-ks.net/qeveria-mbajti-mbledhjen-e-39-te/