Selmani: Do të ishte e natyrshme Zyberin ta kandidonte Cërvenkovski për kryeministër e jo Ahmeti

Shpërndaje

Ish kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani me një status në rrjetin social fejsbuk ka reaguar në lidhje me nominimin e Naser Zyberit nga ana e BDl-së për kandidat për kryeministër.

Ai thotë se do të ishte e natyrshme që të njëjtin person ta kishte nominuar Branko Cërvenkovski sesa Ali Ahmeti.

“Naser Zymberin për kryeministër më e natyrshme do të ishte ta promovonte Branko Cërvenkovski sesa Ali Ahmeti”, ka shkruar Selmani në fejsbuk.

Edhe një numër i madh i analistëve kanë kritikuar faktin që BDl ka propozuar Zyberin për kandidatë për kryeministër duke thënë se ai është një figurë i cili nuk mund të jetë unifikuese si dhe një person që ka qenë i afërt me dyshen e mëparshme të LSDM-së, Kiro Gligorov dhe Branko Cërvenkovski.