Shiu në Strimnicë e çon në ‘hava’ kapakun e kanalizimit fekal! (Foto/Video)

Shpërndaje

Pas reshjeve të mëdha të shiut në Strimnicë të Komunës së Zhelinës, shpërthen kapaku i kanalizimit fekal, njofton ALBAZONE MEDIA.

Nga të dhënat që posedojmë vendosja e gypave të kanalizimit fekal e ndërtuar në vitin 2016 nuk është respektuar asnjë rregull as nga ish-kreu i komunës dhe as nga kompania ndërtuese.

Kanalizimi fekal në Strimnicë është ndërtuar pa asnjë standard, me gypa të kualitetit të dobët, kanali është mbuluar i njëjti me dheun e hapur, ku ka pasur edhe sende të tjera si gurrë, begatona, nuk është përdorur rërë, andaj çdo herë pasi ka reshje të shiut shpërthejnë thuajse në çdo vend.

Nga Bashkësia lokale thonë se komuna duhet të merr masa për këtë gjendje dhe të kërkojë përgjegjësi nga kompania që ka ndërtuar kanalizimin fekal.

“Kjo gjendje ndodh pas çdo reshje të shiut dhe mund të ndikojë në prishjen e rrugës e cila u asfaltua para disa javësh, komuna urgjentisht duhet të kërkojë përgjegjësi nga kompania që ka kryer punimet e kanalizimit fekal dhe ky problem duhet të rregullohet”, thonë nga Bashkësia Lokale.