Taravari: Dështimet e dinastisë mbretërore të BDl-së në 18 vitet e diktatit të saj

Shpërndaje

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari në profilin e tij ka nxjerrë 5 pikat kryesore në të cilat ka dështuar dinastia mbretërore e BDl-së në 18 vitet e diktatit të saj, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Doja të nxirrja për sot 5 pikat kryesore në të cilat ka dështuar dinastia mbretërore e BDl-së në 18 vitet e diktatit të saj. Ishte shumë e vështirë, sepse nuk ka 5 dështime, ka 5 milionë…

Gjithsesi le të themi që disa gabime janë aq të turpshme e që ulërasin aq shumë sa meritojnë të rreshtohen në listën e sotme.

Kështu për 18 vite BDl-ja solli:

1. Nëpërkëmbje të dinjitetit etnik. Kjo parti ishte në pushtet kur ne n’a mohohej e drejta e gjuhës, kur shaheshim apo njolloseshim vetëm se ishim shqiptarë.

2. Shkatërrimi i sistemit arsimor veçanërisht për shqiptarët!

3. Tallja me popullin shqiptar duke na shitur luanë maqedonas që donin të hanin mëlçitë, si luanë të principatave shqiptare!

4. Varfërim i tejskajshëm i popullit shqiptar veçanërisht, pasurim i tejskajshëm i funksionarëve të BDl-së veçanërisht!

5. Përzuri popullin shqiptar në mërgim. Funksionarët e kësaj partie ishin të zënë duke numëruar rrogat e tyre të majme dhe nuk thonin një fjalë që fëmijtë shqiptarë linin shtëpitë e tyre nga varfëria!