Thaçi: Nuk ka ndonjë agjendë të fshehur dhe nuk ka asnjë marrëveshje në prapaskenë me Serbinë

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është deklaruar sërish rreth arritjes së një marrëveshje finale të mundshme me Serbinë, kjo pas ftesës së emisarit special i presidentit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, për vazhdimin e dialogut në Uashington.

Grenell njoftoi se më 27 Qershor nis dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell ALBAZONE MEDIA.

E pas kësaj Thaçi ka thënë se nuk ka një plan sekret në Shtëpinë e Bardhë ku më 27 qershor pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vërejtjet nga disa ekspertë mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë të dobishme. Nuk ka ndonjë agjendë të fshehur. Nuk ka asnjë marrëveshje në prapaskenë. Nuk ka asnjë plan sekret. Inkurajoj fuqishëm të gjithë që të bashkohen në këtë proces dhe të na ndihmojnë të gjithë neve dhe rajonin, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi një momentum, falë SHBA dhe aleatëve – dhe ka ardhur koha për të prodhuar në vendet tona dhe rajonin paqen finale”, ka shkruar Thaçi në Twitter.