Thaçi thotë: Nuk ka harta në tryezën e negociatave

Shpërndaje

Për Rtv Ora ai tha se nuk do të ketë asnjë hartë në tryezën e negociatave.

Pyetje: Në media ka qarkulluar një hartë…

Hashim Thaçi: Nuk do të ketë harta në tavolinën e negociatave, nuk do të ketë shkëmbim, të gjitha janë lajme të rreme. Nuk do të ndodhë diçka e tillë.

Por ai rikonfirmon qëndrimin e tij pro korrigjimit të kufijve.

Pyetje: Një tjetër çështje e nxehtë është ajo e kufijve, ju jeni shprehur pro idesë së krrigjimit.I qëndroni një ideje të tillë?

Hashim Thaçi: Jam në favor dhe entuziast që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci ti bashkangjiten territorit të Kosovës, por integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i paprekshëm në raport me Serbinë.