Vazhdojnë prurjet e reja në Lëvizjen BESA

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami priti në takim intelektualin Tefik Velija nga fshati Negotinë. Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale me Covid 19 si dhe për zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen shumë shpejt. Ai do të jetë jetë anëtari i ri i Lëvizjes BESA, i cili kapacitetin e tij intelektual do ta vendon në shërbim të kauzës së Lëvizjes.

“Tefik Velija studimet i ka mbaruar në Zagreb të Kroacisë në drejtimin “Teknologji Ushqimore” duke marrë edhe titullin “Inxhinier i Diplomuar i Teknologjisë Ushqimore”. Më tej, Tefiku ka mbaruar edhe magjistraturën në faklutetin “Kirili i Metodij” në qytetin e Shkupit si dhe momentalisht është duke vijuar edhe me doktoraturën. Lëvizja BESA është e hapur për çdo intelektaul, aktivistë dhe profesor universitar të cilët kanë për qëllim ndryshimin në shoqëri”, thuhet në njoftimin nga Lëvizja BESA.