Erdogan recitoi pjesë nga Kurani në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes para faljes së namazit të parë

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, recitoi pjesë nga Kurani para namazit të parë të xhumasë në Xhaminë e Madhe Ajasofja, e cila sot u rihap për namaz pas 86 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në programën e organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), dëgjoi recitimin e Kuran-i Kerimit.

Më pas në 4 minaret e Xhamisë së Madhe të Ajasofjes u këndua salat nga 4 muezinë.

Pas salateve, presidenti Erdoğan recitori suren Fatiha dhe 5 ajetet e para të sures el-Bakare.

Më pas xhemati u lutën së bashku me kryetarin e Dijanetit, Ali Erbaş.

Disa qytetarë inçizuan me telefonët celularë të tyre përderisa Erdoğan recitonte Kuran-i Kerimin.