LSDM: Bisedimet për qeverinë e re do të nisin pas festës së Ilindenit

Shpërndaje

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të përbërjes së re parlamentare që t’i bashkohen asaj dhe të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Partia e udhëhequr nga ish-kryeministri Zoran Zaev ka thënë se nevojitet bashkim për ta udhëhequr vendin drejt anëtarësimit të plotë në BE

LSDM vlerëson se vendin e presin sfida serioze, prandaj duhet të punohet në mënyrë të përkushtuar që nga dita e parë dhe për rrjedhojë këto janë periudha kur nevojitet një qeveri e qëndrueshme që do të funksionojë me një mandat të plotë për të mirën e qytetarëve, një qeveri e përqendruar në ekonomi, drejtësi dhe negociata me BE.

“Pas festave të Ilindenit fillon procesi i negociatave për bashkëpunim të mundshëm të koalicionit, por ajo që është e qartë është se të gjithë deputetët në parlamentin e ardhshëm do të kenë mundësinë të bashkohen me forcat përparimtare të drejtuara nga LSDM-ja që sigurojnë sukses, përparim dhe zhvillim, të mbështetur nga shumica e qytetarëve dhe bashkësia ndërkombëtare”

Partia vlerëson se koalicioni i udhëhequr nga LSDM do të jetë i hapur për të gjithë përfaqësuesitpolitik, të cilët pranojnë të bashkohen në rrugën që të çon përpara, pra rrugën evropiane, rrugën e drejtësisë dhe ekonominë mbi të gjitha.

Partia e Zoran Zaevit ka komentuar edhe pozocionin e partisë së udhëhequr nga Hristian Mickoski.

“VMRO-DPMNE së pari duhet të sigurojë demokracinë për anëtarët e saj të cilët nuk mund të shprehen në një parti të tillë të kapur, dhe pastaj të sigurojnë dhe kontribuojnë për të ardhmen e vendit tonë”.

LSDM vlerëson se partia opozitare duhet që t’i japë fund trashëgimisë së Nikolla Gruevskit dhe të përqëndrohet në reforimin e brendshëm, ndërsa për këtë theksohet se mëasim do të jetë humbja që partia e Mickoskit po e pëshon ne tre parë cikle zgjedhore.