Pas 6 orësh, Thaçi përfundon intervistimin në Hagë

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar intervistimin e tij në Hagë.

Burime të lajmi.net, kanë bërë të ditur se pas më shumë se gjashtë orësh, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar intervistimin e tij në Hagë.

Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.

“Sot kam dëgjuar shkëmbime teknikalitetesh mes avokatit dhe prokurorit dhe ato interesimet e prokurorëve për UÇK-në dhe do të vazhdojë nesër”, ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.