Priten çmimet e reja për derivatet e naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme do t’i publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi në mesnatë dhe do të zgjasin deri të hënë e ardhshme.

Javën e kaluar me vendim të KRRE-së, për gjysmë denari u shtrenjtua vetëm benzina Euro-Super BS-95.

Çmimet aktuale:

Euro super BS-95 do të shitet për 60.50 denarë për litër

Euro Super BS-98 do të shitet për 63 denarë për litër

Euro Dizel do të shitet për 52.50 denarë për litër