Rezultatet e munguara flasin më zëshëm se premtimet e rrejshme

Shpërndaje

Shkruan: Dervish Alimi

Partite politike shqiptare te RMV e nenshkruan Deklaraten e perbashket politike dhe u zotuan qe te punonin per realizimin e pikave qe jane pjese perberese te saj.

Ata qe deri tash nuk e thirren, e injouran dhe e shperfillen Tryezen e perbashket qe te mos i prishnin raportet miqesore me partneret e tyre te koalicionit qeveritar nuk e kane te drejten morale, qe te abuzojne me te vetem kur u dridhet dheu nen kembe, per qellim te realizimit te agjendave te ngushta partiake, te cilat nuk jane objekt i zotimit te perbashket.

Tryeza e rrumbullaket duhej dhe duhet thirrur se paku 2 here ne vit, per te bere analizen e arritjes se objektivave te perbashketa nacionale politike, ne drejtim te avancimit te statusit juridik dhe kushtetues te shqiptareve ne RM, dhe jo te shpetiimit te rejtingjeve politike te partive nenshkruese te saj.

Ata qe e futen koken ne struc dhe nuk iu pergjigjen kushtrimit politik te Levizjes BESA me qellim qe te shfrytezohej shansi i ndryshimeve kushtetuese gjate implementimit te Marreveshjes se Prespes, nuk kane asnje te drejte morale qe te flasin ne emer te kesaj Deklarate, sepse qe nga nenshkrimi i saj nuk kane bere asnje hap perpara ne drejtim te implementimit te pikave te saj.

BDl eshte fatkeqesisht mjeshter i keqperdorimit te takimeve te perbashketa per nevoja partiake. Ajo e shfrytezoi Deklaraten politike vetem per te dalur nga lloci politik, ashtu si qe e shfrytezon sot fushaten e rrejshme gjoja per Kryeministrin e pare shqiptar, per te shpetuar veten nga dalja ne opozite.

Njerezit tashme e kane kuptuar se BDl eshte luftarake e zellshme vetem gjate zgjedhjeve kunder partive te tjera shqiptare, por eshte “gjumashe dhe pertace” kur duhen zbatuar dhe realizuar premtimet ne qeveri.

Kurkush nuk i ka faj qe nuk e ka deshmuar veten dhe nuk i ka shfrytezuar mandatet e panumerta per realizimin e objektivave politike dhe nacionale,

Koha e saj po perendon dhe tashme punon per fytyra dhe forca te reja politike te cilat zotimet nuk i kane vetem muhabete dhe llafe kafenesh gjate zgjedhjeve, por parapelqejne punen para fjaleve dhe dijne te deshmohen zeshem me rezultatet e punes se tyre.

Ne fund, ne pune, si dhe ne mesime nuk vleresohen perpjekjet, por vetem rezultati i atyre perpjekjeve! Rezultatet e munguara flasin me zeshem se premtimet e rrejshme!