“Veç për Zonja”, Kafeneja në Prishtinë ku burrat nuk janë të mirëpritur

Shpërndaje

Ato po dëgjojnë njëra – tjetrën, po urojnë për diçka të re në jetën e tyre, disa po diskutojnë për përditshmërinë e tyre.

Kafeneja ka atmosferë shtëpie, jo shumë dekorim, por disa ulëse të rehatshme ku dominon ngjyra e kuqe e errët. Perde e lëshuara në dritare janë punë dore e pronares së lokalit.

Ëndrra e para shtatë viteve do të jetësoje nga Sevdia, e cila tregon se cili ka qenë qëllimi i hapjes së këtij lokali, ku mirëpret vetëm gratë.

Por, përkundër vështirësive e ballafaqimit me pandeminë, Sevdia ka ofruar një ambient ku mund të takohen vetëm zonjat, pa prezencën e meshkujve.

Ajo thotë se tashmë pret vizita edhe nga gra të shteteve të tjera të rajonit dhe më gjere.

Porosia e saj për të gjitha gratë e Kosovës është se përkundër vështirësive që i sjell jeta të punojnë fort dhe t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

E grat që tashmë e kanë vizituar këtë lokal janë mjaftë të lumtura që tani mund të kenë një vend vetëm për to. /Lajmi.net/