Ahmeti përgjigjet nëse BDl do të shkojë në opozitë pa kryeministrin shqiptar!

Shpërndaje

Lideri i BDl-së, Ali Ahmeti pas takimit të sotëm ku nuk mori pjesë asnjëri nga liderët e partive të tjera shqiptare deklaroi se është thellësisht i zhgënjyer me këtë veprim në një ditë të rëndësishme historike të 13 gushtit, ditës së Marrëveshjes së Ohrit me çrast doja që si parti që fitojë legjitimitetin në këto zgjedhje t’i falënderoj për të arritur tona të përbashkëta deri më sot, duke filluar nga përmbyllja e Marrëveshja e Ohrit dhe ligjit për gjuhë.

I pyetur nga News33 nëse BDl do të shkojë në opozitë nëse nuk realizohet kërkesë për kryeministër shqiptar, duke pasur parasysh se në këtë ishte fokusuar fushata e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare, Ahmeti tha se nuk mund të paragjykojë se si do të zhvillohen negociatat për formim të Qeverisë.

Unë nuk dua të flas me paragjykime dhe nuk mund t’i paragjykoj negociatat dhe epilogun e këtyre negociatave, për çdo zhvillim të mëtutjeshëm opinioni do të jetë i informuar. Por, BDl vepron dhe punon me koka të ftohta dhe zemër zjarr, gjithçka që do të ndërmarrim në të ardhmen do të jetë në dobi që nga më i vogli deri te më i moshuari, që nga intelektuali deri tek punëtori. Për këtë ju sigurojë se pdo vendim i yni do të jetë në dobi të vendit, në dobi të përparimit të vendit dhe përparimit të situatës.