BDl shpalosi emrat e ministrave të rinj, Ahmeti: Naser Ziberi do të vazhdoj punën si noter

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheq me 6 ministri. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDl-së, me çrrastë edhe shpalosi emrat e ministrave të kësaj partie.

Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi

Ministrin e Financave – Fatmir Besimi

Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i integristëve njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve brenda-partiake.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDl-së, në krye të Kuvendit pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.

Ahmeti përmendi edhe çështjen e Naser Ziberit për të cilin tha se si person a-partiak ka kontribuar në rezultatin zgjedhor, megjithatë sipas tij Ziberi do të vazhdoj të punoj si noter derisa siç u shpreh Ahmeti “t’ja gjejmë një vend të përshtatshëm”.