Osmani: Nuk ka asnjë marrëveshje as me VMRO-DPMNE-në e as me LSDM-në

Shpërndaje

Pas informacionit që u shfaq në disa portale të caktuara që BDl dhe VMRO-DOMNE kanë rënë dakord të formojnë një koalicion dhe që VMRO-DPMNE ka pranuar të ketë një Kryeministër shqiptar, TV21 ka kontaktuar Bujar Osmani nga BDl.

Ja çka thotë Osmani:

Ai thotë se një informacion i tillë nuk është i saktë dhe se nuk ka marrëveshje me VMRO-DPMNE, por nuk ka marrëveshje as edhe me LSDM-në.

Osmani shton gjithashtu se BDl-ja nuk është një burim i një informacioni të tillë.

Gjithashtu disa portale njoftuan sonte se ka një marrëveshje midis BDl-së dhe VMRO-DPMNE-së për postin e Kryeministrit, i cili sipas këtyre informacioneve të dy palët në mandatin 4-vjeçar do të ndanin nga dy vite.

Sidoqoftë, Osmani mohon dhe thotë se nuk ka marrëveshje me asnjërën palë.