Pendarovski: Nga Qeveria e re pres zbatim të tërësishëm të agjendës së BE-së

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski duke folur për sfidat me të cilat përballet rajoni, si dhe BE-ja në kushte të korona-krizës ka porositur se rajoni ka nevojë të ketë perspektivë evropiane.

Presidenti Pendarovski ka shprehur pritje se këtë vjeshtë do të arrihet përparim në procesin e inkuadrimit në BE. Sipas paralajmërimeve, këto ditë, duhet të kemi Qeveri të re, nga e cila, ka shtuar presidenti, pret zbatim të tërësishëm të agjendës së BE-së në fushat e rëndësishme.

“Parakushti kryesor për sukses është të mblidhen personat më të shkathët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike ose politike. Pres të shoh njerëz me kapacitete të fuqishme proevropiane dhe demokratike, me shënime të pastra antikorruptuese”, ka porositur presidenti Pendarovski.

Ai ka vlerësuar se mungesa e perspektivës së BE-së gjithmonë i nxit agjendat politike alternative dhe se gjatë pandemisë kemi parë shumë shembuj të tillë.