Veterani i UÇK-së, ministres serbe: Me na nxan ti, hiq gajle s’e kam!

Shpërndaje

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç, ka paralajmëruar se Beogradi zyrtar kurrë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për siç tha ajo, krimet e supozuara ndaj popullatës serbe.

Mirëpo, kjo deklaratë e kësaj ministre është pritur me humor nga disa veteranë të UÇK-së. Ish-ushtari, Baki B. Feta ironizoi duke thënë se “mirëpret” ndjekjen nga Kurboviqi.

“Valla me na nxan ti personalisht hiq gajle s’ish kanë, hahaha…”, ka shkruar ai në Facebook.