Grubi: Ende nuk kanë filluar bisedimet për postet e zv/ministrave

Shpërndaje

Ende nuk kanë filluar bisedimet për ndarjen e postëve të zv ministrave dhe drejtorive të ndryshme mes kualicionit Lsdm BDl. Presidenti Stevo Pendarovski ka hedhur idenë se zëvendësministrat nuk janë të nevojshëm.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervist për Kanal 5 ka vlersuar se vendit nuk i duhet zëvendësministra pasi sipas tij nuk janë të nevojshëm duke shtuar se rrallë ka në ndonjë vend evropian që ka zëvendësministra.

“Zëvendësministri është një ngarkesë për buxhetin tonë, unë nuk dua të jem prift, por zëvendësministri nuk është një funksion i domosdoshëm. Është ndryshe për pozicionin e Sekretarit shtetëror”, theksoi Pendarovski në Kanal5.

Ndërkaq, Zv/Kryeministri i parë i Qeverisë nga rradhët e BDl Artan Grubi njoftoi se ende nuk kanë nisur bisedimet për ndarjen e postëve.

Ditët në vazhdim pritet ekipimi i plotë i kabinetit të ri qeveritar.