MASH-i aktivizoi platformën kombëtare për mësim online

Shpërndaje

Pesë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit ka aktivizuar Platformën kombëtare për mësim nga distanca përmes faqes së internetit www.schools.mk. Në të tashmë janë vendosur video udhëzime, doracak dhe përmbajtje të tjera. Nga dikasteri i Arsimit u bëjnë thirrje nxënësve dhe prindërve ta vizitojnë dhe të njoftohen më platformën ditëve në vijim. Nga Ministria thonë se tashmë u kanë dërguar udhëzime të gjitha shkollave për të siguruar fjalëkalimet dhe të njëjtat tu dërgohen nxënësve.

U bëjmë thirrje drejtorëve të shkollave që akoma nuk e kanë bërë këtë të përshpejtojnë procesin dhe t’u dërgojnë nxënësve fjalëkalimet gjatë fundjavës, sepse për disa ditë fillon viti shkollor – thonë nga Ministria e Arsimit.

Platforma kombëtare për mësim nga distanca, sipas trajnuesve, ofron vazhdimësi të procesit mësimor gjatë pandemisë. Gjithashtu paraqet pajisje që do të pasuroj procesin mësimor në kushte normale dhe është e lehtë për ta përdorur.

Unë vlerësoj se nxënësit dhe mësimdhënësit shumë shpejt do të mund ta zotërojnë atë dhe ti vërejnë përfitimet që i ofron platforma. Kjo ka të bëj me krijimin e orëve interaktive nga mësimdhënësit, përcjellje të punës dhe përparmit të nxënësve si dhe komunikim efikas me shërbimin pedagogjik e psikologjik, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës – deklaroi Marija Velevska, trajnuese kombëtare.

Në aspektin e mësimit kombinues që do të zbatohet nga klasa e parë deri në klasën e tretë kjo platformë ofron mundësi që edhe nxënësit të cilët dëshirojnë të ndjekin mësimin nga shtëpia të kyçen në orë paraprakisht. U jepet një link dhe me klikimin e tij ato do të kyçen direkt në linkun Microsoft Teams dhe u krijohet ndjesia sikur janë në klasë – u shpreh Gilman Osmani Musliji, trajnuese kombëtare.

Gjithashtu, Platforma Kombëtare për mësim nga distanca mundëson që nxënësi përmes telefonit ose kompjuterit ta sheh klasën dhe mësimdhënësin. Mund t’i shfrytëzojë të gjitha materialet audio dhe video të vendosura në platformë dhe të punojë detyrat e shtëpisë. Gjithashtu do të ketë edhe kuize të shpejta, teste dhe përmbajtje të tjera inovative. E njëjta do të funksionoj në 5 gjuhë. Në këtë platformë nxënësit do të mund të propozojnë përmirësim dhe ndryshim të platformës dhe të kyçen në përpunimin e vendimeve që ata i vlerësojnë të përshtatshme për to.