Sërish dënohet me 1.5 vite burg, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski

Shpërndaje

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski dhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski u shpallën fajtorë sot në rastin “Dhuna në Qendër”, gjatë së cilës Gruevski u dënua me një vit e gjashtë muaj bu*rg, kurse Janakieski u dënua me kusht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo ka të bëjë me rastin lidhur me dhunën që ndodhi gjatë protestave më 7 dhe 10 qershor 2013 para ambienteve të Komunës Qendër të Shkupit.

Sipas prokurorisë, protestat u organizuan nga ish-kreu i partisë politike VMRO-DPMNE dhe qëllimi nuk ishte parandalimi i rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Helena” në rrugën “Maqedonia”, siç pretendohej, por të mos vije deri te ndryshimi i planit urbanistik për “Unazën e vogël”.

Gjithashtu, ish-kryeministri Gruevski në maj 2018 u dënua me dy vjet bu*rg në rastin “Tanku”, lidhur me makinën luksoze “Mercedes”.

Në nëntor të vitit 2018, Nikola Gruevski njoftoi në mediat sociale se kishte mbërritur në Hungari, e cila iu përgjigj pozitivisht kërkesës së tij për azil politik.