Takim Grubi – Xuo: Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Kinës korrekte, zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik qëllim i mëtejmë

Shpërndaje

ëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisësë Veriut, Xhang Xuo.

Grubi, siç kumtoi kabineti i tij, në takim ka theksuar se marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës janë korrekte dhe shprehu bindje se zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik do të jetësynim edhe më tej i ambasadorit dhe se kjo do të rezultojë me rritjen e numrit të kompanive kineze të cilat do e gjejnë interes për të investuar në Maqedoninë e Veriut.

“Zëvendëskryeministri i parë Grubi i shprehu falënderim ambasadorit Xuopër donacionet që Republika Popullore e Kinës i ka dhënë për Maqedoninëe Veriut në mjete ndihmëse mjekësore me qëllim parandalimin e përhapjessë virusit COVID-19”, thuhet në kumtesën e sotme.

Ambasadori Xhang Xuo shprehu falënderim për takimin e realizuar dhe me këtë rast i tha zëvendëskryeministrit të parë seRepublika e Maqedonisë së Veriut është një shtet mik i dëshmuar për popullin kinez, me kontribut të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai po ashtu e përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut të pozitave shtetërore të Republikës Popullore të Kinës.

“Ambasadori Xhang gjatë nënvizoi se Republika Popullore e Kinës i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit të deritanishëm në të gjitha sferat mes dy shteteve dhe beson se i njëjti do të intensifikohet, me qëllim që të arrihen rezultate konkrete. AmbasadoriXhang theksoi se në periudhën e ardhshme do të angazhohet edhe nëintensifikimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës nësferën e kulturës, arsimit dhe turizmit”, shtohet në kumtesë.

Grubi shprehu interesim rreth autostradës Kerçovë – Ohër – Strugë dhe kërkoi që të tejkalohen te gjitha pengesat për realizim sa më të shpejt të projektit.

Grubi dhe Xuo diskutuan edhe rreth komunikimeve strategjike elektronike, rrjetit 5G si dhe obligimeve qe i kemi si vend anëtar i NATO-s dhe ndaj partnerëve strategjik.