Zëvendës ministri Shabani pret në takim përfaqësues të Universitetit “Bandirma Onyedi Eylül” nga Turqia

Shpërndaje

Zëvendësministri i arsimit, Arafat Shabani ka pritur sot në takim një delegacion nga Turqia, Ömer Şimşek, Koordinator i Komunikimit të Korporatave të Universitetit Bandırma Onyedi Eylül, si dhe Nimetullah Narman, drejtor i bordit ekonomik.

Me të cilët ka biseduar për gjendjen e arsimit në vend, dhe thellimin e bashkëpunimit në arsim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Gjithashtu, Shabani ka falemnderuar Ömer Şimşek dhe Nimetullah Narman për të gjithë ndihmën që ka dhënë Turqia për Maqedoninë, sidomos né sferën e Arsimit.