Zv.ministri Sedat Sulejmani merr detyrën: Na presin edhe shumë punë në vazhdim!

Shpërndaje

Me 62 vota “pro” mbrëmë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar zëvendësministrat e rinj të “Qeverisë Zaev 2”. Të pranishëm në sallë në momentin e votimit kanë qenë 106 deputetë, ndërsa 44 kanë votuar “kundër” dhe asnjë nuk ka abstenuar, njofton ALBAZONE MEDIA.

Për zv.ministër në Ministrinë e Kulturës u zgjodh Sedat Sulejmani nga Lëvizja BESA.

Postimi i plotë:

Gjatë marrjes së mandatit zhvillova një bisedë të këndshme me ish zv.ministrin Vladimir Lazovskin. U njoftova me punën e deritanishme në këtë dikaster.

Na presin edhe shumë punë në vazhdim!