Flamuri kombëtar që u hoq nga prifti serb rivendoset në Koshare (Video)

Shpërndaje

Sot në mesditë, u largua flamuri Kombëtar në Koshare, nga një prift serb. Në media janë ku shihet se është rikthyer flamuri në vendin ku ishte më parë.

Ndërkohë për këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të inicioi hetim dhe padi për priftin serb.

Në një video të publikuar sot nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte atje që nga koha e luftës.

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, ka thënë prifti serb.

VIDEO