Haradinaj sërish ia kris këngës

Shpërndaje

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ia kri*si këngës përsëri, një ditë pasi deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, i tha se nuk ka lidhje me këndim.

Haradinaj në Kanal10, e këndoi këngën e tij të famshme “Kah po m’shkon moj zanë”. Vetëm një ditë më parë, Selimi tha për Haradinajn se s’di pse e provon kur s’di të këndojë.

“Ai s’din me knu. Perime s’din me knu. Dy lidhje s’i ka. S’di pse e provon”, ka thënë Selimi për Haradinaj.