Krasniqi: Si 11-vjeçar braktisa Kosovën sepse ushtria serbe po shkatërronte çdo gjë, 16 vite me vonë jam kampion i Botës

Shpërndaje

Kampioni i Botës, Haxhi Robin Krasniqi ka zbuluar se në moshën 11-vjeçare u largua nga Kosova shkaku i ushtrisë dhe policisë serbe që shkatërronte çdo gjë.

Krasniqi që fitoi titullin e kampionit të Botës muajin e kaluar duke nokautuar Dominic Boesel-in në raundin e tretë, shkruan portali arbresh.info.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka zbuluar historinë që nga largimi prej Kosovës, e deri të fituesi i titullit të botës.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“Si fëmijë 11-vjeçar, më duhej në vitin 1998 ta braktisi shtëpinë time në Kosovë, sepse ushtria dhe policia serbe ishin duke shktarruar çdo gjë, duke vr*arë e masa*kruar popullin e pafajshëm shqiptar, ndër të tjerë edhe Nëna e fëmijë, burra e gra të rinjë e të moshuar. Atëherë u shkatrrua bota për mua, kisha frikë për vetën time, për familjen time, për shoqërinë dhe të afërmit e mi.

Për fatë arrita unë me familjen time të strehohemi në Shqipëri, nga Juniku janë vetëm pak kilometra deri në Shqipëri, por rrethanat e luftës na e vështirsuan rrugën, e ndjeja sikur të ishim duke e braktisur kontinentin, e ndjeja sikur nuk kishte më të mbijetuar, sikur nuk kishte më jetë në vëndim tim.

Kemi qendruar 13 muaj në Tiranë. E keqja e madhe që populli shqiptar është i ndarë në 5 shtete në Ballkan, në atë kohë ishte një e mirë e vogël, sepse në Tiranë ne ishim refugjatë të vëndin tonë dhe njerzit atje na kan pritur shumë zemër dhe kan bërë çmos që ne ta përballojmë dhimbjen disi. Por ishte gjithsesi e vështirë të jetoje me pa dijeni se çka po ndodhë me njerzit dhe në shtëpitë tona në Kosovë. Shpresa e vetme që unë e kisha si fëmijë, ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, djemt e vajzat që shkuan nga shkolla, nga univerzitete e madje u rikthyen nga Diaspora vetëm e vetëm për të mbrojtur vëndin e tyre. Por unë isha shumë i ri dhe nuk kishta mundësi të tjera, vetëm të shpresoja që lufta të mbaron sa më shpejt.

Shpëtimi përfundimtar ishte NATO në krye me ushtrinë Gjermane e Amerikane! Kur NATO hyri në Kosovë dhe i dëboj forcat serbe, përfundimisht erdhi paqja për ne. Ushtarët e Natos u bënë Heronjë e mi të ri, në ata e shihnim lirinë, ata i pritëm me plot gëzim, jeta filloj të rikthehet në vëndin tonë. Ndërkohë për mua filloj një jetë e re, doja disi të tregoja vetën edhe unë dhe kështu erdhi puna që unë ti drejtohem sportit. Të bëhesh i suksesshëm në sport ishte e vështirë në Kosovë edhe në vitet e para pas luftës, prandaj në vitin 2004 e mora rrugen për në Gjermani.