Ligji për katër mysafir dhe maskat në ambiente të hapura Filipçe pret që të miratohen javën e ardhshme

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se Ligji për Mbrojtje Shëndetësore është në procedurë parlamentare dhe përmes amendamenteve, javën e ardhshme do të mund të intervenohet.
Ai theksoi se për kohë të shkurtë pret që edhe ligji përmes një procedurë të shkurtuar të realizohet, me qëllim që të sillen masa të reja, të cilat i propozon Komisioni për Sëmundje Infektive, e që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Na është ofruar praktikisht situatë e tillë, që na duhet të intervenojmë në ligj, përshkak të asaj se një pjesë e dispozitave, propozimet për mbajtje të pajisjeve mbrojtëse në ambient të jashtëm janë të vendosura në dispozitën me fuqi ligjore, e cila ishte deklaruar dhe sjellur në fund të gjendjes së jashtëzakonshme. Kështu kjo është mënyra më e mirë që ta kemi këtë masë, e cila në mënyrë efikase do të mund të kontrollohet dhe të miratohet” , ka thënë Filipçe.