Haradinaj-Vuçiqit: Nuk ka leje për të vizituar Kosovën përderisa nuk kërkoni falje për gjen.ocidin e kryer

Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sërish ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk do të ketë leje për të vizituar Kosovën, derisa nuk kërkojnë falje për gjen*ocidin e kryer ndaj popullit tonë.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj-Stublla thotë se leje nuk do të ketë askush nga Serbia, dhe se ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për show politik për Vuçiqin dhe Serbinë.

“Nuk ka leje për ju për vizita në Kosovë përderisa nuk kërkoni falje për gjen*ocidin e kryer ndaj popullit tonë, dhe përderisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e atij gjen*ocidi”, ka shkruar ministrja në profilin e saj në Twitter.