Drejt përfundimit rindërtimi i shkollës “Kajo Karafili”, Rama: Nga 3D në realitet, qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga punimet për rindërtimin e shkollës Kajo Karafili në Shijak, ndërsa theksoi se puna në kantiere po vijon me orë të zgjatura dhe godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti po marrin formë.

“Gati, vetëm për pak ditë shkolla Kajo Karafili në Shijak do të presë shumë shpejt në mënyrë dinjitoze fëmijët tanë. Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti.***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan Rama teksa poston fotot.