Haradinaj në Speciale: E kam firmosur, por as që e kam lexuar aktakuzën

Shpërndaje

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, i akuzuar nga Gjykata Speciale për pengim të punës së saj, ka thënë se ka firmosur aktakuzën, por që nuk ka marrë mundin të lexojë.

Në seancën që ka nisur në orën 11:00, Haradinaj u pyet nëse ka pranuar aktakuzën dhe nëse e ka marrë në gjuhën që e kupton.

“Kam nënshkruar diçka, por të them të drejtën as që e kam lexuar”, tha Haradinaj.

Haradinaj akuzohet për pengim, kërcënim, hakmarrje dhe zbulim të të dhënave të Speciales.

Me të njëjtat akuza, Specialja e ka ngarkuar edhe kreun e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, seanca e të cilit do të mbahet sot prej orës 14:00.

Kjo është seanca e parë për të dy pas konfirmimit të aktakuzave. Ata u arrestuan dhe u transferuan në Hagë, në fund të shtatorit.