Ministri i Shëndetësisë, Filipçe viziton vendet ku do të ruhen vaksinat

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot vizitoi një pjesë të operatorëve ekonomikë tek të cilët do të ruhet vaksina kundër Kovid-19.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për distribuim të cilët tashmë punojnë në këtë fushë dhe janë kyçur në sistemin ekzistues të vaksinimit, në pjesën që i përket deponimit dhe distribuimit të vaksinave të tjera.

Мinistri, me një pjesë të ekipeve profesionale të distributorëve kontrolloi dhomat e ftohta në të cilat tashmë ruhen vaksina nga kalendari imunologjik të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me ta bisedoi se si dhe në cilën mënyrë do të ruhet dhe distribuohet vaksina për Kovid-19, kur të arrijë në vendin tonë.

“Operatorët në kapacitetet e veta ekzistuese kanë dhoma të ftohta prej 0 deri 8 gradë Celsius, si dhe frigoriferë deri minus 20 gradë Celsius, si dhe automjete me ftohës, në mënyrë që të ruhet “zinxhiri i ftohtë” gjatë distribuimit të vaksinave”, ceket në kumtesë.

Plotësisht, Ministria e Shëndetësisë do t’i furnizojë operatorët me frigoriferë deri minus 70 gradë Celsius të cilët në vend do të arrijnë nga mesi i janarit.

Filipçe iu falënderua operatorëve ekonomikë për dakordësinë për të qenë pjesë e këtij sistemi. ndërsa për shërbimet e ofruara Ministria e Shëndetësisë me ta do të nënshkruajë marrëveshje.
Vaksinimi do të bëhet në pikat tashmë ekzistuese për vaksinim përkatësisht në institucionet shëndetësore të vendit. Të gjitha vaksinat për Kovid-19 janë të sigurta dhe do të jenë pa pagesë për qytetarët, shton Ministria.