Pamje të tmerrshme nga Norvegjia: Rrëshqitja e tokës kapërdin një pjesë të fshatit

Shpërndaje

Të paktën dhjetë vetë janë plagosur dhe 12 janë zhdukur në fshatin norvegjez të Gjerdrum, 25 kilometra nga Oslo në rrëshqitjen e tokës që kapërdiu disa shtëpi.

Rreth 700 banorë u evakuuan menjëherë nga fshati, dhe një person u plagos rëndë.

Kryeministrja Erna Solberg tha se situata mbetet e paqëndrueshme dhe se vetëm helikopterët mund të afrohen në vendin e ngjarjes.

– Më dhemb kur shoh se si forcat natyrore e kanë rrënuar Gjerdrumin. Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit nga rrëshqitja – tha ajo. Rrëshqitja e tokës u shkaktua nga reshjet e mëdha të shiut dhe balta gëlltiti disa shtëpi.