Prekëse u përball me ujkun për të shpëtuar 10 vjeçarin, ngordh qeni (Video)

Shpërndaje

Një ngjarje e pabesueshme është shënuar në Rusi ku një qen ka ngordhur gjatë betejës së tij me një ujk për të shpëtuar pronarin e tij 10 vjeçar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se qeni i racës “Jack Russell’ ka ngordhur gjatë p ë r l e sh j e s me ujkun.

Ndërkohë fëmija, i identifikuar si Yemelyan po luante “kukafshehthi” me motrën e tij në Republikën e Komit në veri të Rusisë.

Jack Russell dalloi rrezi*kun ekstrem që po i afrohej vogëlushit dhe vrapoi me shpejtësinë e erës për të sfiduar ujkun gjigant. Ndërkaq kamerat e sigurisë së shtëpisë së familjes kanë kapur edhe momentin e s u l m i t.

Nga pamjet e videos shikohet momenti i s u l m i t dhe dëgjohen edhe u l ë r i m a t e qenit./abcnews.al